![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/1200-630-60b2612b949c6-696x365-1.jpg)
Flori Mumajesi publikon foto duke u puthur me Soni Malaj
27 janar 2023
| 08:36
Këngëtari dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi ka bërë sërish “lëmsh” rrjetin duke publikuar një pjesë të shkëputur nga videoja e tij me këngëtaren dhe ish-partneren e tij, Soni Malaj, nga bashkëpunimi ‘Fluturimi 3470’.
Në një postim në rrjete sociale, Mumajesi ka shfaqur momentin kur dyshja shkëmbejnë puthjen në skenën e ‘Këngës Magjike’.
Pikëpyetja që ngrihet është nëse dyshja janë rikthyer, apo këngëtari paralajmëron përmes këtyre postimeve një bashkëpunim të ri mes tyre?