Flori rrëmben çmimin e parë në ‘Kënga Magjike’
09 dhjetor 2018
| 00:14
Finales së spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Këngës Magjike” i erdhi fundi.
Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të me këngën “Plas”.
Mbrëmja ka qenë tejet emocionuese në “Pallatin e Kongreseve”, ndërkohë që gara mes artistëve big dhe atyre të rinj ka qenë shumë e vështirë.
“Kënga Magjike” për tre ditë në transmetim live dhuroi tek publiku emocione, surpriza dhe humor. Në vend të dytë u shpall Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”. Ndërkohë Fifi dhe Mc Kresha fitues të çmimit të tretë me këngën “Psikopatia ime”.
https://youtu.be/qTULrBgM9WA