Florian Dushi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
19 shkurt 2020
| 11:09
Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë.
Lajmin e ka bërë me dije Dushi në llogarinë e vet në “Facebook”. Dushi për disa vite kishte qenë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.