Florian Dushi, LV-së: Ju as nuk po ktheheni prapa, as nuk po vazhdoni përpara
16 janar 2020
| 09:08
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka komentuar negociatat që po bëhen me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se LV-ja as nuk po kthehet prapa dhe as nuk po vazhdon përpara.
“Shteti, krijimi i institucioneve shtetërore, ka mbetur peng i synimit tuaj për të ndërtuar pushtet absolut e personal për subjektin dhe liderin tuaj, edhe pse me vetëm rreth 25% të votave ta atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje!”, ka shkruar Dushi.