Florian Dushi: Sondazhi i LV-së, i fabrikuar sa për t’u vetëkënaqur
20 dhjetor 2019
| 21:42
Florian Dushi nga LDK-ja, e ka quajtur si të fabrikuar sondazhin me të cilin Lëvizja Vetëvendosje po thirret se në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja do të fitonte 42 për qind të votave.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se dështimi që përmes presionit publik të organizuar e të orkestruar ta detyrojnë LDK-në të futet në koalicion sipas kushteve të diktuara nga LV-ja, po i shtyen të duken qesharak si në paraqitje ashtu edhe në metoda.
“Së fundmi, bashkë me ‘kërcënimin’ për zgjedhje, kanë filluar të publikojnë sondazhe të fabrikuara (vizatuara) sipas dëshirës së tyre, sa për t’u vetkënaqur bashkë me proletarët e tyre trushpërlarë!”, ka shkruar Dushi.