Florian Dushi zgjedhet kryetar i Degës së II-të, të LDK-së në Prishtinë
06 maj 2019
| 23:14
Anëtarja e Kryesisë së Degës së II të LDK-së, Jeta Rafuna, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se në zgjedhjet e brendshme që janë duke u mbajtur në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kuvendin e degës së II-të, të LDK-së, e cila përfshinë degën më të madhe Qytetin e Vjetër të Prishtinës, kryetar i saj është zgjedhur Florian Dushi.
Florian Dushi është Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK së dhe me profesion është Jurist dhe Avokat.