Florian Marku anulon ndeshjen, kjo është arsyeja

03 janar 2021 | 17:50

Boksieri shqiptar, Florian Marku kishte planifikuar një ndeshje të rëndësishme më datën 30 janar, pas barazimit të padrejtë në sfiden e muajit nëntor ndaj kundërshtarit britanik.

Përmes një postimi në facebook, Marku shkruan se “lufta” e tij do të zhvillohet në një datë tjetër, por që nuk është përcaktuar ende.

Postimi i plotë

Për të gjithë ndjekësit e mi. Më vjen keq tu lajmeroj që ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shumë se kurrë gjithë këtë kohe edhe pse kam postuar pak.

Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet në nje datë tjeter.

Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse mund të keni një martesë të lumtur, gjithmonë…