Florian Marku i kërkon përballje Amir Khaninit
03 prill 2022
| 09:42
“Më sillni tani Amir Khanin. Do ta thyej”, ka thënë Florian Marku pas fitores ndaj Chris Jenkins në Newcastle të shtunën në mbrëmje.
Marku e mposhti me nokaut Jenkins në raundin e katërt.
Pas fitores, boksieri shqiptari i kërkoi meç Amir Khanit.
“Jam vetëm tre vjet në lojën e boksit, jam ende duke mësuar… Ma sillni tani Amir Khanin. Do ta thyej”, ka thënë Marku pas fitores.
Por kush është boksieri britanik Amir Khan ndaj të cilit Marku po kërkon meç.
Amir Khan është një boksier profesionist, promovues. Ai është një ish-kampion i botës në peshën e lehtë, ka mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në vitin 2012 dhe titullin IBF deri në vitin 2011.
Marku mbrëmë shënoi fitoren e njëmbëdhjetë që tri vjet karrierë në boks.