Florian Marku pas humbjes: Pritën 14 vjet për ta treguar shpirtin e zi, nuk dorëzohem!
Me ndeshjen e 31 marsit ndaj Chris Kongo ka përfunduar seria si i pamposhtur në boksin profesionist për Florian Markun. Disa ditë pas ndeshjes, ka reaguar vet boksieri shqiptar.
Marku i ka falënderuar të gjithë ata që humbjen e tij e kanë përjetuar bashkë me të. “Kanë kaluar disa ditë nga ndeshja. Kam parë edhe lexuar disa komente. Dua të falënderoj nga zemra, sinqerisht, të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë humbje me mua edhe sado pak janë munduar me një mesazh pozitiv, të tregojnë përkrahje. Nuk e keni idenë se sa e vlerësoj secilin prej jush. Ka dhe nga ata që priten 14 vjet që nga hera e fundit që unë kam humbur, të tregojnë shpirtin e tyre të zi, duke u munduar të njollosin emrin tim”, ka shkruar Marku në “Facebook”.
Marku, përveç që ka potencuar se nuk do të dorëzohet kurrë, ai ka thënë se humbja i ka ardhur pasi kundërshtari i tij ishte i papërshtatshëm.
“Kurrë nuk jam dorëzuar. Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, i doli loja që ai kërkonte duke lëvizur vazhdimisht dhe duke përqafuar tepër”, ka shkruar Marku.