Florian Marku rikthehet sonte në ring, përballet me Chris Kongon
31 mars 2024
| 11:02
Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Kudnërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç.
Ky meç pritet që të fillojë rreth orës 21:30, teksa do të zhvillohet në “O2 Arena” në Londër.
Meçi i takon kategorisë së peshave të lehta dhe do të zgjasë 10 raunde.
“Mirëmëngjesi botë, sot është dita ime”, ka shkruar Marku në “Facebook”.