Florian Miftari prezanton ekipin e ri drejtues të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit
Dekani i ri i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Prof. Asst. Florian Miftari, ka emëruar ekipin e tij të prodekanëve, duke përzgjedhur personalitete të spikatura akademike që do të ndihmojnë në drejtimin dhe avancimin e fakultetit në nivele të reja.
Në pozicionin e Prodekanit për Mësim dhe Çështje të Studentëve është emëruar Prof. Asst. Malsor Gjonbalaj, një figurë me përvojë të gjatë në sport dhe edukimin në mbështetjen e studentëve.
Përveç ekspertizës së tij të njohur në fushën e futbollit dhe edukimit fizik Prof. Gjonbalaj do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e përvojës akademike të studentëve dhe zhvillimin e programeve mësimore.
Ndërkohë, në pozicionin e Prodekanit për Shkencë dhe Marrëdhënie me Jashtë, është emëruar Prof. Asst. Faton Tishukaj. Me një karrierë të shkëlqyer nderkombëtare në kërkimin shkencor dhe një përkushtim të madh për ndërtimin e urave bashkëpunuese ndërkombëtare, Prof. Tishukaj do të jetë një figurë kyçe në avancimin e projekteve kërkimore të fakultetit dhe krijimin e partneriteteve të reja me institucione të huaja.
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, me këtë ekip të ri drejtues, është i përkushtuar të vazhdojë përpjekjet për arritje të larta akademike dhe të ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë, duke u ofruar studentëve mundësi të reja për zhvillim personal dhe profesional.
I urojmë prodekanëve të sapozgjedhur shumë suksese në misionin e tyre dhe besojmë se nën drejtimin e këtij ekipi të përkushtuar, Fakulteti do të arrijë në nivele të reja të shkëlqimit!.