Florim Isufi i demarkacionit emërohet këshilltar i Kurtit
10 shtator 2021
| 14:56
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar të premten Florim Isufi, këshilltar të jashtëm. Isufi ka qenë pjesë e Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas zyrës se kryeministrit, Isufi do te jetë këshilltar i Kurtit për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit. Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.