Florin Krasniqi: Ju dhashë rroga Vetëvendosjes për me e shkatërrua Kosovën – Ju përkulem, ju kërkoj falje të gjithëve
02 korrik 2023
| 22:21
Këtë të diel, në emisionin Kojshia Show ishte i ftuar ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi.
Në këtë emision, ai zbuloi shumë gjëra për ish partinë e tij, madje edhe si ishin financuar.
Krasniqi ka thënë se u kishte dhënë rroga anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sa kishte qenë në këtë parti, ndërsa tani është i penduar për këtë.
Madje, ai thotë se ju kërkon falje të gjithëve qytetarëve të Kosovës që e ka ndihmua këtë parti, për të cilën thotë se tani “po e shkatërron Kosovën”.
Ndiqeni minutën e 19:00 të emisionit, për ta parë këtë moment.