Florin Krasniqi: Kurti i telefononte Devollët për të kërkuar para

14 janar 2025 | 23:28

Emisioni “Pressing” në T7 nisi me një deklarim të Albin Kurtit nga Peja ku bëri sulme të rënda ndaj vllezërve Devolli, për çka ish-bashkpëartiaku i Kurtit, Florin Krasniqi, u shpreh i shokuar.

Florin Krasniqi rikujtoi se sa ishte në Vetëvendosje, bashkë me Kurtin kanë marrë para nga Devollët.

“Po, po ky vazhdu m’i marrë”, tha Krasniqi.

E përshkroi Kurtin si tinëzar “…i thirr Devollët në telefon ‘ju lutem’ kur ka me iu lyp pare”.

“Ky është masthrues, është e turpshme m’e pas kësi kryeministri…Unë kam mendu që është më i mençëm e ka pak njerëzillë”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka…