Florin Krasniqi: Unë e kam financuar tri vjet Vetëvendosjen

02 tetor 2019 | 21:50

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka treguar se si është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe çfarë raportesh kishte me liderin e VV’së, Albin Kurti.

Krasniqi thotë se po e deklaron për herë të parë se e ka financuar Vetëvendosjen për rreth tri vjet para se ajo të hynte në Kuvendin e Kosovës.

“Për cdo muaj për dy vjet e gjysmë i kam dhënë para Vetëvendosjes, para kyçje time në VV”, ka thënë Krasniqi.

“Për cdo muaj për dy vjet e gjysmë i kam dhënë para Vetëvendosjes, para kyçje time në VV”, ka thënë Krasniqi në “T7”.

Ai tutje ka treguar se ka pasur raporte të mira me Kurtin dhe se atë e ka vizituar në burg pas demonstratave të organizuara nga VV’ja në 2007.

“Albinin e kisha kontakt në VV.  Me William Walker e kemi taku në burg Albin Kurtin pas mesnatës në burg. Albini kur hyn në burg është më shumë krenar se sa në politikë. Po i thonim se vendi është në rrezik të luftës civile dhe se duhej të mendonte të organizonte demonstrata paqësore”, ka thënë Krasniqi./Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër Fatmir Limaj,…