Flota britanike merrr në dorëzim nëndetësen e re gjigande bërthamore

10 prill 2020 | 15:42

Marina britanike njoftoi se ka marë në shërbim nëndetësen masive bërthamore HMS Audacious, e cila doli nga impjantet e prodhimit në Barrow-in-Furness më 7 prill për t’u vendosur në bazën detare të Clyde.

Me kosto rreth $2 miliardë, luftanija është një nga më të shtrenjtat të prodhuara ndonjëherë nga një vend evropian dhe gëzon disa nga teknologjitë më të avancuara siç janë rreth 39 000 pllakat anti-akustike që e bëjnë shumë të vështirë të pikaset nga radarët, prej reduktimit të zhurmës.

Luftanija është e katërta e kategorisë Astute Class nga shtatë që janë planifikuar – dhe ka motor me energji bërthamore, me rang lundrimi të pakufizuar.

Me 98 vetë ekuipazh ajo mund të veprojë në thellësi prej 390 metra dhe shpejtësi 32 nyje detare, me trup të zhytur plotësisht.

Dy armët e saj kryesore janë raketat tradicionale Tomahawk dhe ato më të fundit Spearfish torpedo.

Nëndetëset Astute Class do të zëvendësojnë gradualisht ato të kategorisë Trafalgar Class që janë ndërtuar në vitet 1980-të, tre prej të cilave janë ende në shërbim në Britani.

Prodhuesit vendas BAE Systems dhe minsitria e mbrojtjes kaluan disa herë buxhetin e parashikuar pasi pranuan se kishin nënvlerësuar sfidat teknike dhe kostot e programit, dhe dy palët kanë rinegociuar kontratën. Gjithsesi Audacious tejkaloi buxhetin total me vetëm 16% nëkrahasim me rreth 58% që u kalua në tre pararendëset e saj./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër situatës së krijuar nga virusi COVID-19, Komuna e Mitrovicës…