Flota Operative e Policisë paralajmëron bojkotim të punës, zbulohet arsyeja

08 gusht 2023 | 12:03

Flota Operative për servisimin e automjeteve të Policisë, kanë paralajmëruar bojkotim të punës, në rast se nuk klasifikohen në kategorinë e punëtorëve specialistë për profesionet që i kryejnë.

Siç merr vesh Sinjali, kjo kërkesë e Sindikatës është bërë edhe para disa muajsh, kur janë futur në grevë si pasojë e pakënaqësive për Ligjin e Pagave.

Për bojkotin e punës, mësohet se Flota Operative ka njoftuar edhe zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, se një gjë e tillë do të bëhet nëse nuk realizohet premtimi që ai ka dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i PSG-së, Neymer vazhdon të jetë shumë i folur…