Fluks i madh i veturave, qytetarët po presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri

13 maj 2021 | 17:30

Qytetarë të shumtë të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur që në ditën e festës së Fitër Bajramit të marrin rrugën për në bregdetin shqiptar

Një lexues ka deklaruar për IndeksOnline se pritja për të hyrë në Shqipëri nga Dheu i Bardhë është deri në tri orë.

Në një video që ka dërguar shihet një numër i madh i veturave në radhë duke pritur për të kaluar kufirin.

Ndërkohë kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve vikendet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri dhe Mal të Zi, për shkak të shtrëngimit të masave në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kroacisë vendosi të enjten që të dhurojë 20,000…