Fluks i madh në Merdarë, policia kërkon nga qytetarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

16 gusht 2021 | 11:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak fluksit të madh në PKK Merdarë, kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit.

“Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madh, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdarë. Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdarë për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit të madh të udhëtareve pritjet janë të gjata dhe apelojmë te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë andaj bëjmë apel tek qytetaret që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, ku ka fluks më të vogël dhe pritjet janë minimale. (shih tabelën më poshtë)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

May be an image of text that says 'FLUKSI Pikat e Kalimit Kufitar PIKAT KALIMIT KUFITAR Hyrje (min) Jarinje Dalje (min) 05-10 Mutivodë Kolona (metra) Hyrje 25-30 05-10 Kolona (metra) Dalje Muçibabe 00 05-10 05-10 Dheu Bardhë 150 00 05-10 03-05 Merdare 00 00 60 50-60 00 00 340-360 600 300 2900 Marrê nga webfagja MPB-sẽ: 16/08/2021 10:13'

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lojtar i Bordeaux u rrëzua në tokë në kohën…