Fluks qytetarësh në pikëkalimin kufitar të Morinës
18 mars 2018
| 11:24
Një fundjavë e mbingarkuar ka qenë kjo e fundit për pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Që prej mëngjesit të kësaj të diele janë regjistruar të paktën 1.000 shtetas shqiptarë të Kosovës që kanë kaluar kufirin për në Shqipëri.
Dogana e Morinës po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve.
Nga raportimet e Policisë Kufitare, gjatë fundjavës kanë hyrë nga Kosova për në Shqipëri mbi 7.000 shtetas.
Top Channel