Fluksi i fushës magnetike në pjesën anësore
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (7)
Eksperimentalisht vërtetohet se sapo t’i mbulojmë polet magnetike (β) dhe (δ) fluksi i fushës magnetike në dy polet e magnetit cilindrik do të rritet nga vlera Φβδ=1.56×10 – 4 Wb në vlerën Φβδ=2.45×10 -4 Wb. Siç po shihet kemi një rritje të fluksit të fushës magnetike për 57 për qind në të dy polet e magnetit, e cila e arrin vlerën Φβδ=4.9 x10 -4 Wb.
Pasi polet e magnetizuara (β"f) dhe (δ’’f) të pllakave të magnetizuara (a) dhe (b) ndodhen në kontakt me polet e magnetit cilindrik (β) dhe (δ), jap kuptimin se për shkak të forcës tërheqëse, fluksi i fushave magnetike simetrike (Φβ) dhe (Φδ) që buron nga polet magnetike (β) dhe (δ) hyn pa probleme në polet e pllakave të magnetizuara (β’’f) dhe (δ’’f) të pllakave të hekurit (a) dhe (b).
Edhe pse do të duhej të kalonte pa probleme fluksi i fushave magnetike, pasi pllakat e hekurit (Fe) magnetizohen kur gjenden në fushën magnetike apo bien në kontakte direkte me magnetet, eksperimentalisht vërtetohet se nga polet magnetitike (β’’f) dhe (δ’’f), të pllakave të hekurit (a) dhe (b) buron një fluks mesatar i fushës magnetike në vlerat e Φβ’’=3.74×10 -5 Wb dhe Φδ’’=3.74×10 -5 Wb.
Siç shihet vlera e fluksit që buron nga pllakat e hekurit (a) dhe (b) zbret për 84 për qind nga vlera e fluksit që magnetometri e regjistron në polet magnetike (β) (δ) në momentin kur polet mbyllen me pllaka të hekurit.
Tani eksperimentalisht vërtetohet se kemi një ndryshim shumë të madh në mes fluksit të fushës magnetike simetrike që buron nga polet magnetike (Φβ) dhe (Φδ) dhe fluksin e fushës magnetike (Φβ’’) dhe (Φδ’’) që buron nga polet e magnetizuara të pllakave të hekurit (a) dhe (b).
Duke u bazuar prapë në të njëjtin eksperiment ku fluksi i fushës magnetike përgjatë tërë pjesës anësore të magnetit cilindrik pa prezencën e pllakave të hekurit (a) dhe (b) kishte vlerën Φ(Sip)=1.64×10 -4 Wb. Kurse pas vendosjes së pllakave të hekurit (a) dhe (b) mbi polet magnetike (β) dhe (δ) fluksi i fushës magnetike përgjatë sipërfaqes së njëjtë të pjesës anësore të magnetit cilindrik ka vlerën Φ(Sip)=6.67×10 -5 Wb.
Rezultati matjet eksperimetale na tregojnë se kemi një zbritje të fluksit të fushës për gjatë sipërfaqes së magnetit për 59.5 për qind, në momentin kur mbi polet e magnetit vendosen pllakat e hekurit (a) dhe (b).
Prandaj po t’i krahasojmë rezultatet e fundit do të shohim se kemi një zbritje të fluksit të fushës përgjatë sipërfaqes së magnetit cilindrik.
Kjo zbritje e fluksit të fushës përgjatë sipërfaqes së magnetit simetrik cilindrik, ashtu sikur e kemi sqaruar në botimet e korrikut 2019 në “Epoka e re”, ndodhë për shkak të veprimit të fushës antimagnetike.
Fusha antimagnetike buron nga ana anësore e magnetit cilindrik atëherë dhe vetëm atëherë kur polet e magnetit mbyllen me materiale feromagnetike. Por sa është fluksi i kësaj fushe antimagnetike që rrjedhë jashtë poleve magnetike edhe pse nuk kemi një aparaturë për të bërë një matje të saktë do ta sqarojmë në vazhdim.
Rritja e energjisë së fushës magnetike brenda poleve magnetike
Një rritje e tillë e fluksit të fushës magnetike për 57 për qind me rastin e vendosjes së pllakave të hekurit mbi polet e magnetit (β) dhe (δ), tregon qartë se brenda këtij sistemi nga një energji e caktuar përfitohet një energji me vlerë më të lartë. Por nëse këtu e llogarisim edhe fluksin e fushës magnetike që buron vetëm nga dy polet e pllakave të magnetizuara që ka vlerën e Φβ’’δ’’=7.48×10 -5 Wb, i bie që kemi një rritje për 81për qind të fluksit të fushës magnetike, pa e llogaritur fluksin e anës së kundërt të pllakave të hekurit (a) dhe (b) në 5,8 x10 -5 Wb. (sqarim fluksi i fundit tregon dy pjesët e tjera që janë në kontakt me polet magnetike).
Gjithashtu vlen të theksohet se kjo rritje e fluksit të fushës magnetike për 81 për qind nuk bllokohet brenda poleve magnetike, sepse këtë e argumenton rënia e forcës tërheqëse për 88,66 për qind në mes sferës së hekurit e varur në mesin e magnetit, e cila rënien shkaktohet nga forca e fushës antimagnetike.
Bazuar në ligjet e natyrës, ashtu sikurse njihen ato nga shkenca e sotme, magneti duhet të harxhojë energji për t’i magnetizuar pllakat e hekurit. Kjo është logjike. Po si ndodhë e kundërta, që në vend të harxhimit, të ketë shtim të energjisë/fluksit të fushave magnetike? Kjo duket se shkon përtej logjikës shkencore, ashtu sikurse njihet magneti sot. E në fakt, është një matematikë e thjeshtë.
Le të sqarohet kjo.
Folur me terme shkencore, kur pllakat e hekurit vendosen mbi polet magnetike, mund të abstragohet se, në të vërtetë, është një masë që vendoset mbi një masë. Se çfarë domethënë kjo, do të shpjegohet në vijim.
Fakti i parë.
Sot një ndër problemet kryesore të teknikës së automjeteve është pikërisht masa. Në përgjithësi, fjala masë e ka kuptimin e njëjtë. Francezët e përdorin shprehje le poids est l’ennemi de la performance, që domethënë masa është armiku i efikasitetit. Por, duke qenë se fjala është për teknologjinë e automjeteve, atëherë mund të thuhet se masa është armiku i automjeteve. Domethënia e kësaj është si vijon: rritja e masës e rritë ngarkesën e motorit, ngarkesë e cila ndikon në rritjen e harxhimit të energjisë që e përdorë ai. Këtu shfaqet problemi i njohur: rritja e masës sjellë rritjen e harxhimit të energjisë.
Fakti i dytë.
Por te fushat e magnetit ndodhë diçka që e kundërshton faktin e parë. Këtu shfaqet një fenomen i ri, diçka e pazakontë, diçka e pa njohur më parë. Sipas logjikës së sotme shkencore, kur të krijohen fusha të reja magnetike, si ato të krijuara nga vënia e pllakave mbi polet e magnetit të cilat praktikisht i mbyllin polet e magnetit, do të duhej patjetër të harxhohet energji e fushës magnetike për t’i magnetizuar pllakat e hekurit. Por, kjo nuk ndodhë. Madje, ndodhë e kundërta. Kjo është një risi, që fizika nuk e njeh ende.
Ajo që është vërejtur është ky fenomen: pas magnetizimit të pllakave të hekurit bëhet një rritje e fluksit të fushës magnetike mbi polet e magnetit, dhe një rënie e forcës tërheqëse në mes sferës dhe mesit të magnetit. Rritje e fluksit të fushave të reja magnetike mbi polet e magnetit është rritje e energjisë. Kjo gjendje e këtij sistemi mund të qëndrojë në një kohë të pacaktuar. Por dihet nga fizika e kundërshtojnë këtë, ndërkohë që eksperimentet dhe praktika tregon të kundërtën. Si është e mundur kjo? Përgjigja e thjeshtë është se ajo energji nuk humbet, por mbet e njëjtë.
Më tej, duhet theksuar se fluksi i fushës antimagnetike, fushë e cila buron nga ana anësore e magnetit cilindrik kur vihen pllakat e hekurit sipër poleve, mbetet konstant. Kjo vërteton se për sa kohë polet e një magneti mbesin të mbuluara me pllaka nga hekuri, forca tërheqëse në mes mesit të magnetit cilindrik dhe sferës nga materiali i hekurit, mbetet e njëjtë me një zbritje për 88,66 për qind. Këtu shfaqet një problem i ri, i panjohur: energjia mbetet konstante, pra edhe pse shtohet masa, nuk harxhohet energjia po rritet ajo.
Këto dy fakte, kushdo që gjykon me arsye të shëndoshë, ndonëse janë të kundërta, janë reale; te njëri fenomen masa shkakton probleme sepse rrit shpenzimet e energjisë, dhe kjo rritje e shpenzimit të energjisë është e pa ndërprerë, kurse te fenomeni i tjetër masa e rritë energjinë, dhe kjo rritje mbet konstante dhe rrjedhë për kohë të pa caktuar.
Shkencërisht duhet konsideruar fusha magnetike dhe fusha antimagnetike si energji. Duke qenë kështu, një rritje e fluksit të fushës magnetike domethënë një rritje e energjisë brenda një sistemi.
Prej kësaj mund të arrihet te konstatimi se kjo rritje e energjisë, e prekë ligjin mbi ruajtjen e energjisë, e hapë një portë të re, një të kuptuar ndryshe të energjisë: se brenda sistemeve të mbyllura energjia mund të rritet, dhe kjo rritje e energjisë shndërrohet në punë. (VIJON)