Fluminense fitoi për herë të parë Copa Libertadores, Marcelo: Ky është titulli im më i rëndësishëm
Shkruhet historia në Copa Libertadores, teksa për herë të parë pas 64 vitesh të këtij kompeticioni triumfon ekipi brazilian Fluminense, që kishte arritur deri në finale në vitin 2008.
Skuadra braziliane, ku luajnë emra të njohur si Marcelo apo Felipe Melo, mposhti 2-1 në stadiumin mitik “Maracana” të Rio de Janiero-s rivalen argjentinase Boca Juniors, skuadra e dytë që që ka triumfuar më shumë në këtë kompeticion plot gjashtë pas ekipit tjetër argjentinas, Independiente, shtatë herë, që mban rekordin.
Kano kaloi i pari në avantazh Fluminesen në minutën e 36-të. Pjesa e parë u mbyll me suksesin e brazilianëve. Ndërkohë në minutën e 72-të Advinkula shënoi golin e barazimit duke bërë që finalja të shkonte në kohën shtesë. Për të vendosur këtë duel emociones vendosi sulmuesi Xhon Kenedi, i hedhur në fushë në minutën e 80-të, braziliani tundi rrjetën në minutën e 99-të, teksa një festë e çmendur shpërtheu në “Marakana”.
Por Kenedi mori një të verdhë të dytë për festimin në tribunë me tifozët dhe u përjashtua nga fusha. Ndërkohë në sekondat e fundit të shtesës së parë, edhe futbollisti i Bokës, Fabra, u ndëshkua me karton të kuq. Zhgënjim te tifozët e Boca Juniors, plot 200 mijë të tillë në Rio, por shumica jashtë që nuk siguruan një biletë. Fluminense do të përfaqësojë Amerikën Latine në Botërorin e Klubeve, ku favorit kryesor është Mancheste City.
Në fund një deklaratë epike e Marcelos, që barazon rekordin e trofeve me Messin: “Real Madridi do ta kuptojë, ky është titulli im më i rëndësishëm në nivel klubi”, tha Marcelo pas ndeshjes. Ish-ylli i Merengues shtoi më pas: “Është klubi që më rriti. Real Madridi jeton në zemrën time, por është e vështirë të flasësh edhe për Fluminense”.