Flutra Lokaj, një emër që premton
Flutra Lokaj është vajzë e re, e talentuar dhe shumë ambicioze nga Vokshi i Deçanit.
Nga familja Lokaj, kemi dhe dy artistë të tjerë Sylejman e Selman Lokaj. Siç duket Flutura është femra e parë fisit që i është rrekur muzikës.
Ka startuar me këndim në festivalin “Ardhmëria” në vendlindjen e saj ku në një konkurencë të fortë me të talentuar nga të gjitha viset shqiptare arriti të fitojë edicionin e vitit 2016.
Më pas ka realizuar këngët “Ditëlindja” që mori çmim të dytë në Gjakovë, ”Prindër perfekt” që u prit mjaft mirë nga publiku dhe këngën “Si Majlinda” që është identitet i saj.
Kjo këngë sjell me shumë finesë mesazhin për punê, kurajo e motiv tek të rinjët duke patur model Majlinda Kelmendin. Tashmë kjo këngë me tekst dhe muzikë nga Shkodran Tolaj, e punuar si videoklip nga “Kult production” me pamje nga stadiumi ”Fadil Vokrri” ka marrë përmasa të mëdha. Ka tre ditë që është plasuar nga “Arikiva shqip” por është evidente se si këngë dëgjohet dhe pëlqehet shumë.
Flutra Lokaj është vajzë që i çaset skenës ndryshe nga bashkëmoshatarët.
Sjell stil, zë, paraqitje skenike me një kulturë të madhe dhe këngë e klipe profesionale në përputhje me moshën rinore që ka. Falë mbështetjes së dy udhëheqësve të saj prof. Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj por dhe falë punës, ambicijes e talentit Flutra Lokaj është emër që premton shumë për të ardhmen.