Flutura Kusari: Jeton Musliu është sinjalizues, çdo tentim për të filluar procedura disiplinore ndaj tij është vepër penale
Pas shkrimit nga redaktori i RTK-së ku sqaron rrethanat në të cilat është publikuar lajmi në televizionin publik ku atakoheshin dy media, ka reaguar juristja e së drejtës së media, Flutura Kusari.
Kusari tha se është e tronditur nga shkrimi i Musliut.
“Jam thellesisht e tronditur dhe sigurisht qe do te flasim me gjate. Ajo qe eshte me rendesi tani eshte te qartesohet qe Jeton Musliu e ka perdore lirine e tij te shprehjes per te ndare informacione qe jane ne interes te publiku” shkruan Kusari në Facebook.
Kusari tha se “Jeton Musliu eshte sinjalizues dhe mbrohet me Ligjin per Mbrojtjen e Sinjalizuesve”
“Çdo tentim i RTK-se per te filluar procedura disiplinore, civile apo penale ndaj tij eshte veper penale ne Kosove sipas nenit 388.2. Personi qe inicion cfaredo procedure ndaj tij ben veper penale dhe shpresoj qe prokuroria do te monitoroj kete rast per te mbrojtur sinjalizuesin Jeton Musliu” perfundon Kusari në Facebook.