Flutura Kusari: Siç ju paralajmërova, kapja politike e KPM-së u kompletua

17 janar 2025 | 16:21

Mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka ngjallur shumë reagime.

Kjo për faktin se kryeshefi i deritashëm i këtij institucioni, Jeton Mehmetaj është “shkarkuar” nga kjo pozitë.

Në vendin e tij është emëruar anëtari i deritashëm i KPM-së, Besnik Berisha.

Ky vendim, për juristen e mediave, Flutura Kusari, nënkupton “kapjen politike të KPM-së”.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Siç ju paralajmërova: 1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm; 2. Jeton Mehmeti u shkarkua ‘de facto’ nga pozita e kryetarit të KPM-së; 3. KPM tash ka kryetar dhe nënkryetare jolegjitimë”.

“Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Ne punën tonë e krymë, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isa Mustafa, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i…