Fluturimi ajror Karaibe-Venezule, zgjat më pak sesa pirja e kafesë
27 maj 2018
| 20:23
Tetë minuta zgjat fluturimi i linjës së re ajrore, e cila është shpallur si fluturimi më i shkurtër ndërkombëtar.
Linja e kompanisë ajrore “Aruba Airlines” lidh Arubën, ishull në Karaibe nën sovranitetin e Holandës dhe qytetin Punto Fiho në veri të Venezuelës.
Distanca është gjithsej 80 kilometra ndërmjet dy aeroporteve dhe fluturimet kryhen dy herë në javë, derisa bileta më e lirë kushton rreth 200 dollarë.
Para disa vitesh është shuar linja më e shkurtër deri atëherë ajrore ndërmjet Altenrhein në Zvicër dhe Fridrihshafen në jug të Gjermanisë, për shkak të interesimit të vogël të udhëtarëve.