Fluturimi i parë Kosovë-Itali realizohet më 21 maj
19 maj 2020
| 15:31
Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka bërë me dije se fluturimi i parë nga Kosova për në Itali do të realizohet më 21 maj.
“Lajm i madh! Ne i kapërcyem të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i drejtpërdrejtë Kosovë-Itali niset më 21 maj. Gjatë bllokadës ne siguruam kthimin përmes Tiranës të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre!”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”. (L.G/ Epoka e re)