Fluturimi testues historik i ‘Starship’! Kreu i NASA: Përgatitje për misionet e guximshme drejt Hënës dhe Marsit

13 tetor 2024 | 19:59

Testi më ambicioz, deri më sot, i anijes gjigante Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk është kurorëzuar me sukses.Nisja e “Fluturimit 5”, siç quhej misioni, u bë nga objektet Starbase të kompanisë pranë Boca Chica Beach, Teksasi i Jugut. Pasi shpenzoi pjesën më të madhe të karburantit, përforcuesi Super Heavy (motori) u shkëput nga anija kozmike Starship dhe u kthye në vendin e lëshimit, duke shënuar herën e parë që SpaceX e ka rikuperuar motorin reaktiv pas lëshimit.

Shikoni videon e plotë të fluturimit:

Siç e thotë dhe emri i tij, “Fluturimi 5” ishte fluturimi i pestë provë i anijes kozmike Starship me raketën masive përforcuese Super Heavy. Pas nisjes, Starship kreu një fluturim të pandërprerë prej një ore në lartësinë orbitale dhe më pas u rihyri në atmosferë për një ankorim në Oqeanin Indian, në perëndim të Australisë.

Në provën e radhës pritet që SpaceX përfundimisht shpreson të rikthejë në vendin e lëshimit jo vetëm motorin, Super Heavy, por edhe anijen kozmike Starship e cila përdor një parashutë për uljen e saj në tokë. Kjo arritje u duartrokit nga kreu i i NASA-s Bill Nelson i cili me anë të një postimi në rrjetin social “X” shprehu urimet e tij ndaj “Space X”.

 

“Urime për @SpaceX në kapjen e tij të suksesshme të motorit reaktiv dhe testin e pestë të fluturimit të Starship sot! Ndërsa përgatitemi të kthehemi në Hënë nën #Artemis, testimi i vazhdueshëm do të na përgatisë për misionet e guximshme që na presin — duke përfshirë rajonin e Polit të Jugut të Hënës dhe më pas në Mars”, shkroi ai në “X”.

Elon Musk dhe SpaceX kanë dizajne madhështore që sistemi i raketave Starship një ditë do t’i çojë njerëzit në Hënë dhe më pas në Mars, përpara se të kthehen në Tokë. Në një postim në X, Musk shkruan: “Sot u bë një hap i madh drejt bërjes së jetës shumëplanetare”, duke iu referuar një interviste që ai i dha Wall Street Journal në 2011.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AGK, ka reaguar për dëmtimin e veturës së së drejtoreshës…