Fluturo, fluturo Besnik Tahiri (foto)

26 qershor 2021 | 14:14

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se profesori Isuf Kamerolli do të jetë në garë për asamblenë komunale në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

“Profesori Isuf, gjithë jeten ia ka kushtur arsimit dhe sportit. Ai, në rrethana të vështira, e përkundër shumë pamundësive, ka arritur që shumë të rinjëve, t’u a kthej sportin në mënyrë jetese, që në thelb është kontribut i rallë në avancimin dhe zhvillimin e rinisë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Tahiri ka treguar se Kamerolli do të udhëheqë çështjet që ndërlidhen dhe janë komplementare, në mes edukimit sportiv dhe klubeve.

Kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri pas këtij aderimi shihet duke luajtur hendboll me profesorin Isuf Kamerolli, dhe shkathtësit e tij në këtë sport duken të jenë të mira në bazë fotografive.

Djali i tij, Kaoni, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin: Flying father. Duke e krahasuar babain e tij me hedhjet e Cristiano Ronaldos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk do të ketë më shishe birre në konferencë për…