“Fluturojnë” çmimet në Kosovë: Çaji bëhet 10 euro, një metër dru 67 euro
17 tetor 2022
| 12:08
Çmimet e produkteve bazike kanë shënuar rritje në vendin tonë. Duke filluar nga produktet ushqimore.
Një pako çaj është shtrenjtuar 2 euro brenda 4 ditëve, pra çmimi ka arritur në 10 euro për pako e cila më herët kishte kushtuar 8 euro. Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Rritje ka shënuar edhe çmimi për metrin e druve.
Sipas ASK-së, një metër dru bung po shitet 67 euro. Çmimi për një metër dru ahu është 50 euro.
Po ashtu, edhe derivatet e naftës kanë shënuar rrije të madhe në krahasim me ditët e kaluara. Në bazë të çmimit të caktuar nga ministria për sot, nafta do të jetë 1 euro e 78 centë, benzina 1 euro e 41 centë dhe gazi 74 centë.