FMN-ja: COVID-i po shkakton recesion në ekonominë botërore
04 prill 2020
| 09:59
Ekonomia globale ka hyrë në periudhë të recesionit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kështu deklaroi shefja e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN), Kristalina Georgieva. Sipas saj, recesioni është shumë më i keq nga kriza financiare globale e vitit 2008.
FMN-ja është fokusuar të garantojë se ka përgjigje të fuqishme të krizës shëndetësore si dhe të veprojë në rimëkëmbjen e ekonomisë, theksoi Georgieva.
Ajo shprehu vendosmërinë për ta shfrytëzuar “rezervën ushtarake” nga 1 miliard dollarë nëse është e nevojshme si përgjigje ndaj pandemisë. Sipas saj, rreziku më i madh është vala e falimentimit dhe pushimeve nga puna, që do ta vështirësojë rimëkëmbjen e ekonomisë.