FMN-ja kërkon nga institucionet të janë të matura për projektin e termocentralit ‘Kosova e Re’
Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës në shënim të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se institucionet duhet të jenë të matura lidhur me projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Ai ka deklaruar se investimet në çdo projekt duhet të jenë të shëndosha dhe financimet duhet të jenë të mira. Zhang ka folur edhe për termocentralin e ri “Kosova e Re”, e që sipas tij institucionet duhet të jenë të matura. “Institucionet duhet të jenë të matura, të kujdesshëm që ta trajtojnë e ta shqyrtojnë projektin për të siguruar që të ketë nevojë financimi në nivel të kënaqshëm, por gjithsesi edhe të mbulojë kërkesat e ekonomisë lokale. Normalisht tash fillojmë të flasim edhe për energjinë e pastër ekologjike, nuk eksitojnë zgjidhje të qarta për ketë. Jemi në një udhëkryq”, u shpreh Zhang.