FMN-ja parashikon një perspektivë të zymtë të ekonomisë botërore

27 korrik 2022 | 11:39

Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet dhe perspektivat për një rikuperim të shpejtë janë të zymta, tha të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN-ja ka njoftuar se pret që rritja të ngadalësohet nga 6.1 për qind që ishte vitin e kaluar në të gjithë globin në 3.2 për qind këtë vit, 0.4 për qind më ulët nga parashikimi në muajin prill.

“Një rimëkëmbje e paqëndrueshme në vitin 2021 është pasuar nga zhvillime gjithnjë e më të zymta në vitin 2022 pasi rreziqet filluan të materializohen. Prodhimi global u tkurr në tremujorin e dytë të këtij viti, për shkak të rënieve ekonomike në Kinë dhe Rusi, ndërkohë që shpenzimet konsumatore të SHBA-së ishin më pak se pritshmëritë”, ka njoftuar FMN-ja.

Agjencia ndërkombëtare e financave me seli në Uashington tha se “disa goditje kanë tronditur ekonominë botërore tashmë të dobësuar nga pandemia: inflacioni më i lartë se sa pritej në mbarë botën, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë kryesore evropiane – duke shkaktuar kushte më të vështira financiare; një ngadalësim më i lartë nga sa ishte parashikuar në Kinë, dhe pasoja të mëtejshme negative nga lufta e Rusisë në Ukrainë”.

FMN-ja ka theksuar se çmimi i mallrave të konsumit, veçanërisht për ushqimin dhe energjinë, po rritet në të gjithë botën. Kostoja pritet të rritet me 6.6 për qind në ekonomitë e përparuara këtë vit dhe me 9.5% në tregjet në zhvillim dhe ato me zhvillim të shpejtë.

FMN-ja ka pohuar se lufta në Ukrainë “mund të çojë në një ndalesë të papritur” të eksportit rus të gazit natyror në vendet evropiane dhe se “inflacioni mund të jetë më i vështirë për t’u ulur sesa pritej” nëse punëdhënësit nuk mund të gjejnë punëtorë të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e tyre për punë ose nëse inflacioni rritet me një ritëm më të shpejtë se sa pritej.

FMN-ja ka theksuar se një “skenar alternativ i mundshëm” ndaj parashikimit të saj tashmë të ulur do të ishte një ekonomi botërore “në të cilën rreziqet materializohen, inflacioni rritet më tej dhe rritja globale bie” në rreth 2.6 për qind dhe 2 për qind në vitin 2022 dhe 2023, respektivisht.

“Me rritjen e çmimeve që vazhdojnë të ulin standardet e jetesës në mbarë botën, zbutja e inflacionit duhet të jetë përparësia e parë për politikëbërësit”, ka njoftuar FMN-ja. /VOA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 28 ​​persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë…