FMN-ja rrit në 3.8 për qind parashikimin e rritjes ekonomike për Kosovën
10 tetor 2023
| 12:29
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që Kosova të ketë rritje ekonomike prej 3.8 për qind për vitin 2023.
Huadhënësi global ka njoftuar këtë të martë se ka rritur projeksionin nga prilli për 0.3 për qind.
Bruto Produkti Vendor (GDP) pritet që të rritet për 4 për qind në 2024, 0.1 për qind sesa parashikimi i bërë në prill, ka thënë FMN në edicionin e tetorit të Raportit të perspektivës ekonomike globale, shkruan “Seenews”.
Inflacioni pritet që të ngadalësohet për 4.7 për qind në 2023 nga 11.7 për qind nga viti paraprak, para se të bie në 3.1 për qind më 2024.