FMN-ja: Rritja globale po ngadalësohet

14 nëntor 2018 | 10:52

Rritja po ngadalësohet në disa ekonomi të mëdha botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po paralajmëron se  mund të bëjë një “kthim të papritur” për keq. “Megjithëse ne ende jemi duke ndjerë një nivel të lartë rritjeje, kjo rritje ka ngecur”, ka deklaruar Xhihad Azour, drejtor i Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore në FMN, për CNBC.

Sipas FMN-së, normat më të larta të interesit të SHBA-s, një dollar më i fortë amerikan dhe paqëndrueshmëria e tregut financiar mund të sillte presion në disa ekonomi në zhvillim të tregut dhe të zhvilluara.  “Një përkeqësim i këtyre zhvillimeve, ose shtrëngimi më i shpejtë i politikës monetare në ekonomitë e zhvilluara rrit rrezikun e një ndryshimi të papritur në oreksin global të rrezikut” – thuhej në raportin e fundit të Ekonomisë Rajonale për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Disa ekonomi të mëdha janë duke u ngadalësuar. FMN parashikon se rritja globale për 2018- 2019 do të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3.7 për qind, por ecuria e rritjes për një numër ekonomish të mëdha po bie”.

Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që perspektiva e rritjes reale të PBB-së për vitin 2018 është e pandryshuar në 2.9 për qind, është vlerësuar të shkojë në 2.5 për qind për shkak të masave tregtare të njoftuara kohët e fundit.Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një mosmarrëveshje të rëndë tarifore me Kinën dhe mbetet e paqartë se sa kohë do të zgjasë konflikti. Perspektiva për ekonomitë në zhvillim dhe të zhvilluara është gjithashtu më e dobët, duke reflektuar rishikime rënëse për disa ekonomi të mëdha të tregut në zhvillim për shkak të faktorëve specifikë të vendit, kushtet më të forta financiare, tensionet gjeopolitike dhe çmimet më të larta të naftës, sipas raportit. “PBB-ja reale në Eurozonë do të ngadalësohet në 1.9 për qind në 2019, krahasuar me 2.9 për qind në 2018. Rritja do të moderojë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2018, 6 për qind në vitin 2018 nga 6.9 për qind në vitin 2017”, shkruan “scantv”.

FMN-ja është më optimiste për Lindjen e Mesme, por paralajmëroi për pasiguritë e shumta në rajon. “Çmimi i naftës është rritur me më shumë se 60 për qind në dy vjet dhe nivelet që ne po shohim sot janë ekuivalente me ato të vitit 2015 ”, ka thënë Azour. FMN-ja,  parasheh që eksportuesit e naftës në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Afganistanin dhe Pakistanin, të cilës i referohet si MENAP, do të përjetojnë përmirësime të dukshme në fushën e jashtme dhe balancat fiskale në 2018-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet…