FMN-ja vazhdon ta mbështesë ATK-në
17 shtator 2024
| 13:05
Sikurse çdo vit tjetër, Fondit Monetar Ndërkombëtar ka vazhduar mbështetjen ndaj autoritetit tatimor të Kosovës.
Vizita e radhës së këshilltarit regjional të FMN-së për administrimin e të hyrave, Jim Sorensen në Administratën Tatimore të Kosovës u fokusua në gjendjen aktuale të këtij institucioni.
Diskutimet me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj ishin mbi rritjen e përmbushjes tatimore, digjitalizimin e ATK-së dhe menaxhimin e borxheve tatimore.
Po ashtu, u fol për ndërmarrjen e hapave konkretë për të përmirësuar transparencën dhe efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave, duke siguruar një administratë të fortë dhe të qëndrueshme.