FMN-ja vlerëson Kosovën për cilësinë e lartë të ndërtimit të autostradës
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar raportin e fundit për infrastrukturën publike në Ballkanin Perëndimor.
Në raport flitet edhe për investimet që ka bërë Kosova në infrastrukturë. “Ndërtimi i rrugës 7, që lidh kryeqytetin me kufirin shqiptar përmes një autostrade me katër korsi, ishte projekti më i madh i infrastrukturës i përfunduar pas pavarësisë së Kosovës. Në periudhën e vitit 2010-13, buxheti i Qeverisë ishte i kapitalit pothuajse tërësisht i përkushtuar për financimin e kësaj autostrade të madhe, me një kosto totale të autostradës, afër 20 për qind e Bruto Produktit Vendor. Deri më tani ka qenë projekti publik më i shtrenjtë në Kosovë, por cilësia e autostradës përputhet me standardet ndërkombëtare”, është thënë në raportin e FMN-së, transmeton “RTKlive”.
Sipas FMN-së, megjithatë, projekti ishte tepër ambicioz krahasuar me nevojat aktuale që ka Kosova. “Projekti ishte me rëndësi të madhe politike për Kosovën. Projekti u justifikua kryesisht nga lidhjet e forta kulturore me Shqipërinë dhe rëndësinë e qasjes në një port për një vend padalje në det”, është thënë në këtë raport.