FMN-ja vlerëson lartë reformat në BQK

12 nëntor 2024 | 12:17

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të tretë Marrëveshjeve Stand-By Arrangement (SBA), Resilience and Sustainability Facility (RSF) dhe konsultimet për Artikullin IV, gjatë qëndrimit të Misionit të FMN-së në vendin tonë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor.

FMN-ja ka theksuar përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe strukturës institucionale të saj.

Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë si dhe reformat e ndërmarra drejt harmonizimit me standardet dhe praktikat e zbatuara në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, FMN ka vlerësuar progresin e BQK-së për avancimin e kornizës ligjore përmes Ligjit të ri për Bankat dhe Ligjit për Shërbimet e pagesave, që aktualisht janë në shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat përveç se do të forcojnë dhe avancojnë mbikëqyrjen bankare, do të mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sa i përket sektorit financiar, ekipi i FMN-së konstaton se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm dhe në rritje mbështetur nga kreditimi i fortë dhe i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar në nivele adekuate dhe me normë të ulët të kredive joperformuese.

Reformat e ndërmarra nga BQK-ja për të kapitalizuar sektorin duke zbatuar shtesat kundërciklike të kapitalit dhe shtesat e kapitalit për bankat sistemike.

FMN-ja vlerëson progresin dhe hapat e ndërmarrë nga BQK për të integruar Kosovën në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përmes avancimit të kornizës ligjore dhe dorëzimit të paraaplikimit tek DG FISMA i Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) më 14 tetor 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania pritet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt,…