FMN-ja vlerëson të arriturat e ATK-së në mbledhjen e borxheve

24 maj 2023 | 15:40

Ekipi i ekspertëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dje ka përfunduar vizitën e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjatë takimit përmbyllës që kishin me drejtorin ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj, përfaqësues nga FMN-ja vlerësuan implementimin e deritanishëm të reformës që është bërë në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, si dhe u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura.

Njëkohësisht u konfirmua se FMN-ja me ekspertët e saj do të vazhdojnë përkrahjen në avancimin e mëtutjeshëm të ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit të procedurave që prodhojnë ngritje të progresit në funksionin e mbledhjes së borxheve.

“Vlen të theksohet se reformat në strukturën e MD janë duke u vlerësuar si shembull për vendet e rajonit”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra turke Fatih Karagumruk e ka shkarkuar trajnerin Andrea Pirlo…