FMN: Lufta tregtare mund ta bëjë botën “vend më të varfër”

09 tetor 2018 | 12:01

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në vlerësimin e fundit të ekonomisë globale, paralajmëroi se lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës rrezikon ta bëjë botën “një vend më të varfër dhe më të rrezikshëm”.

FMN-ja e uli parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ekonomisti kryesor i FMN-së, Maurice Obstfeld, ka deklaruar  se barrierat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet, bizneset dhe ekonominë më gjerë.

“Politika tregtare reflekton politikën dhe politika mbetet e paqëndrueshme në disa vende, duke paraqitur rreziqe të mëtejshme”, ka deklaruar Obstfeld, transmeton “REL”.

SHBA u ka vënë tarifa disa prodhimeve kineze, në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ato janë përgjigje ndaj “praktikave të padrejta tregtare të Kinës”.

Pekini është përgjigjur me masa të ngjashme ndaj mallrave amerikane.

Për pasojë, FMN-ja tha se rritja ekonomike globale tani pritet të arrijë në 3.7% më 2018 dhe 2019 – poshtë nga parashikimi i mëparshëm në korrik, prej 3.9%.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Botërore e Postave festohet çdo vit më 9 tetor,…