Foda debuton me fitore
22 mars 2024
| 19:02
Trajneri Franco Foda e ka nisur mbarë aventurën me Kombëtaren e Kosovës.
Dardanët të premten shënuan fitore ndaj Armenisë, me rezultat 1-0, në kuadër të një miqësoreje.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Milot Rashica, në minutën e 25′ të takimit.
Edon Zhegrova bëri një super depërtim në anën e djathtë, duke e goditur shtyllën. Më pas këtë rast e shfrytëzoi Rashica duke e futur topin në rrjetë.
Për Rashicë, ky ishte goli 12-të në karrierë në fanellën e Kosovës.
Armenët rastin më serioz në ndeshje e patën në fund të pjesës së parë duke e goditur shtyllën.
Përndryshe, Kosova do ta luajë edhe një ndeshje miqësore këtë muaj, kundër Hungarisë me datën 26 mars.