Foda: Do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Grupin B

22 nëntor 2024 | 13:53

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur për përballjet me Islandën në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve.

Foda ishte i pranishëm në tërheqjen e shortit me pjesën tjetër të delegacionit të FFK-së, duke shtuar se është i lumtur me një kundërshtar si Islanda.

Ai ka pranuar se gjasat janë të barabarta në këtë plejof, por ka shtuar se Kosova do të bëjë të pamundurën për t’u promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Nuk kishim asnjë ndikim në shortin e hedhur por tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë në Islandë dhe Islanda ka një skuadër të fortë. Por edhe ne, me kombëtaren tonë jemi aktualisht në një formë shumë të mirë, në një gjendje shumë të mirë. Mendoj se shanset jane 50 me 50 dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Grupin B”, ka thënë Foda.

Ndeshjet mes Kosovës dhe Islandës, do të luhen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, theksoi mbrëmë se përdorimi nga…