Foda: Do të jetë vështirë, por synojmë fitore

11 tetor 2024 | 15:46

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda në konferencë për media një ditë para ndeshjes ndaj Lituanisë, ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë, por “dardanët” kanë udhëtuar për fitore.

“Lituania është një ekip bukur i mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi ardhur të fitojmë. Duhet të jemi kompakt në mbrojtje dhe të bëjmë lojën tonë. Nëse duam ta fitojmë grupin, duhet ta fitojmë secilën ndeshje. Është përballje shumë e rëndësishme”, ka thënë Foda.

“Lituania ka pasur përformaca të mira, pavarësisht rezultateve jo të dëshiruara, kanë bërë paraqitje shumë të mira. I kemi parë dhe analizuar të gjitha ndeshjet e tyre, sidomos ndeshjen tyre me Rumaninë, ku kanë treguar një paraqitje shumë të mirë. Po futbolli është i tillë”, ka shtuar Foda.

“Dellova dhe Aliti kanë zhvilluara paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit, kështu që kemi disa opsione të mira për nesër. Aliti, Dellova, Krasniqi dhe Hoti janë opsionet për të cilat do të vendos pas stërvitjes”, ka përfunduar ai.

Ndeshjen e dytë të këtij muaji në Ligën e Kombeve, Kosova e zhvillon të martën në Prishtinë ndaj Qipros.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro zbulon se një gazetar i…