Foda: Do të luajmë me besim përballë Hungarisë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte përballet me në miqësore me Hungarinë në “Puskas Arena” në Budapest.
Në konferencë për media, përzgjedhësi Franco Foda tha se mezi pret përballjen ndaj hungarezëve në stadiumin që pritet të jetë i mbushur plotësisht.
“Nuk do të jetë e lehtë, pasi luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë. Kemi ekip që ka aftësi teknike, por përballja ndaj Hungarisë do të jetë e vështirë, që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Sidoqoftë, ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë”, ka thënë Foda.
“Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, ka shtuar Foda.