Foda: Do të luajmë në mënyrë agresive dhe të sulmojmë sa më shpejtë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër zhvillon ndeshje miqësore ndaj Armenisë, raporton “Epoka e re”.
Në konference për medie, përzgjedhësi Franco Foda ka thënë se Kosova dhe Armenia kanë lojtarë të mirë. Lidhur me ndeshje, përzgjedhësi i ri ka thënë se “dardanët” do të luajnë në mënyrë agresive dhe të sulmojnë sa më shpejtë.
“Kemi pasur seanca stërvitorë shumë të mira në Prishtinë, edhe pse koha nuk ka qenë aq e përshtatshme. Sidoqoftë, ekipi është në gjendje të mirë, përpos probleme muskulore të Rrahmanit dhe të Rashicës. Por, ata do të jenë në stërvitje sot dhe besoj edhe në ndeshjen e nesërme. Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë sidomos faktikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktikë. Do të luajmë në mënyrë sa më shumë agresive dhe të sulmojmë sa më shpejtë. Nuk e di, nuk mund të them se kush është favorit. Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje, ne do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë Foda.