Foda: E kemi studiuar mirë Islandën dhe e dimë çfarë duam

17 mars 2025 | 12:56

Përzgjedhësi i Kosovë në futboll, Franco Foda ka mbajtur konferencë për medie para ndeshjes me Islandën në kuadër të “play-off”-it në Ligën e Kombeve.

Ai ka thënë se ka disa mungesa por e kanë studiuar mirë Islandën dhe i kanë idetë e qarta.

“E kemi studiuar mirë Islandën, e rëndësishme është që idetë tona t’i zbatojmë në fushë. Por duhet cekur se kemi mungesat të cilat u thanë më parë”, ka thënë Foda duke folur edhe për largimin e Etnik Brrutit që shkoi te Shqipëria.

“Për ne me rëndësi është që të kemi lojtarë që duan të luajnë për Kosovën, që duan të luajnë me zemër për Kosovën. Por, Brruti tash ka vendosur të luajë për Shqipërinë dhe i urojmë suksese”.

“Nuk ka pasur ftesë për të për ndeshjet e muajit mars pasi kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por për të ardhmen ka qenë një opsion real për Kombëtaren A”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi…