Foda: Fituam me meritë, por kemi mundur të shënojmë më shumë gola

20 mars 2025 | 23:18

Ai ka shtuar se ndryshimet e bëra në pjesë të dytë patën efekt, por nënvizoi se Kosova pati raste të shënonte më tepër gola. 

“Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim”.

“Pas pjesës së parë kemi bërë disa ndryshime. Kemi ndryshuar edhe sistemin e lojës. Jam i lumtur me pjesën e dytë dhe jam i kënaqur me gjithë ekipin”.  

“I kishim mundësitë që të shënonim më shumë gola, por Islandës patjetër që i duhet fitorja. Nëse vazhdojmë me lojën e njëjtë si në pjesën e dytë do të jetë e vështirë për Islandën, ndërsa ne synojmë Ligën B”, ka deklaruar Foda.

Në fund, Kosova fitoi 2-1, duke mar një fitore të rëndësishme para ndeshjes kthyese që zhvillohet të dielën në Murica të Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga njësite policore të stacionit Qendra është arrestuar një e…