Foda: Gjithkush duhet ta respektojë faktin që ne jemi Kosova
16 nëntor 2024
| 00:18
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda në konferencë për medie ka thënë se vendosën bashkërisht të mos kthehen në fushë, pasi gjithkush duhet të respektojë faktin që ne jemi Kosova.
“Para ndeshjes ju kam thënë futbollistëve të shfaqin se si Kosova mund të luajë futboll dhe e kemi bërë këtë gjë. Fatkeqësisht në minutat përfundimtar e humbi respektin dhe për këtë arsye vendosëm të largohemi nga fusha. Më pas kemi biseduar me të gjithë, edhe me trajnerin Lucescu për t’u kthyer në fushë. Por situata në stadium nuk ndryshoi dhe për këtë arsye vendosëm të gjithë së bashku të mos kthehemi në fushë. Gjithkush duhet ta respektojë faktin që ne jemi Kosova”, tha Foda.