Foda: Isha i bindur se do të ngjiteshim në Ligën B

24 mars 2025 | 13:38

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda ka thënë se ishte i bindur se “dardanët” do të arrinin suksesin për tu promovuar në Ligën B. Kosova të dielën në Murcia e mposhti Islandën në ndeshjen kthyese (1-3) dhe e siguroi kalimin historik në Ligën B, që është niveli i dytë i Ligës së Kombeve. Strategu gjerman është shprehur krenar për ekipin e tij.

“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Jam shumë, shumë krenar për ekipin. E dinim që kundërshtari ishte një ekip shumë, shumë i mirë. Por unë isha i bindur se ne ishim në gjendje të ngjiteshim në Ligën B. E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javës dhe muajve të fundit. Tani duhet thjesht të vazhdojmë përpara dhe ta marrim këtë shpirt ekipi edhe në muajin qershor”, ka thënë Foda, në një video të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka…