Foda: Jam i lumtur për ardhjen e Amir Saipit
07 tetor 2024
| 15:05
Ardhja e re te Kosova është portieri Amir Saipi, i cili është pjesë e skuadrës zvicerane Lugano. Por Foda ka refuzuar të tregojë se kush do të jetë portier i parë në portën e “dardanëve”.
“E kam vrojtuar me kujdes performancat e tij në Lugano dhe jam shumë i lumtur që ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën. Cilësitë e tij do të jenë një aset i vlefshëm për ekipin. Vendimi për portierin që do të vendoset në formacion do të merret pas stërvitjeve”, deklaroi Foda.